Lidhje

Kryeministri Rexhepi: Ne e dimë se kur përballesh me të keqen nuk ka kompromis - 2003-03-19


Midis reagimeve të ndryshme që botohen sot në shtypin amerikan mbi çështjen e luftës me Irakun është edhe një artikull i kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi në gazetën Washington Post.

Ne në Kosovë, shkruan zoti Rexhepi, dimë diçka se si duhet përballuar e keqja, sepse në rastin tonë, diktatori ishte Sllobodan Millosheviçi ndërsa ne ishim viktimat e tij. Kur ne patëm nevojë, thuhet në artikullin e zotit Rexhepi, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera e dëbuan diktatorin dhe çliruan vendin. Ne e dimë se kur përballesh me të keqen nuk ka kompromis. Prandaj, shkruan kryeministri i Kosovës, në konfliktin me Saddam Husseinin, ne qendrojmë me Shtetet e Bashkuara.

Ne i themi Amerikës se sakrificat e saj për çështjen e lirisë njerëzore nuk harrohen. Dita e diktatorëve ka kaluar dhe paqja mund të sigurohet vetëm kur të jemi të lirë të gjithë, thuhet në artikullin e kryeministrit të Kosovës botuar sot në gazetën Washington Post.

//rd//

XS
SM
MD
LG