Lidhje

Shpërthime në Basra dhe Mosul - 2003-03-19


Dëshmitarë okularë flasin për shpërthime brenda apo në afërsi të dy qyteteve irakinae, ndërkohë që forcat e koalicionit vazhdojnë avancimin në jug të Irakut.

Forcat amerikane dhe britanike filluan të vërshonin në Irak nga kufiri verior i Kuvajtit dje, duke iu drejtuar dy qyteteve porte, Umm Qasr dhe qendrës së dytë më të madhe urbane të vendit, Basra.

Sipas lajmeve të para të ditës së sotme, shpërthime pati në qytetin Basra dhe në qytetin verior të vendit, Mosul, pas goditjeve me raketa dje në kryeqytetin e vendit, Bagdad.

Zyrtarët amerikanë po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi që u krye para agimit kundër një kompleksi qeveritar në Bagdad, ku mendohej se ndodheshin anëtarë të udhëheqjes irakiane. Iraku këmbëngul se raketat goditën ndërtesa të boshatisura. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se një civil u vra dhe 14 të tjerë u plagosën në këtë sulm.

Ndërkaq, zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se një helikopter i marinës amerikane është rrëzuar në Kuvajt, duke vrarë të 16 ushtarët amerikanë dhe britanikë në bord. Helikopteri u rëzua në afërsi të kufirit me Irakun. Hetimet për incidentin kanë filluar, por zyrtarët ushtarakë thonë se ky nuk ishte rezultat i zjarrit të armikut në rajon.//ic//

XS
SM
MD
LG