Lidhje

Kalendari Historik 16 mars - 2003-03-19


Më 16 mars 1641, një grup njerëzish fetarë jokonformistë, hodhi bazat e një politike, që respektonte lirinë e fesë, në koloninë Rhode Island në Amerikë. Kolonia udhëhiqej nga Roger Williams, i cili besonte se kishte më shumë se një rrugë të pranueshme për të ushtruar fenë. Historiani Glen La Fantasie thotë se Roger Williams e quante këtë koncept të lirisë fetare, “liri të shpirtit”. “I gjithë nocioni i tij për shpirtin ishte që shpirti është diçka shumë individuale, që i jep një njeriu të veçantë një lloj koncepti shumë personal. Shpirti i një individi i përket vetëm atij individi dhe askujt tjetër. Pra ky koncept i lirisë së shpirtit, e vinte me aq forcë theksin tek liria e të besuarit në idetë individuale të një njeriu përsa i përket fesë, zotit dhe gjithësisë, saqë çdo individ duhej lënë i lirë në konceptet e tij, për të përcaktuar domethënien dhe arsyen e tyre.” thote zoti La Fantasie. Historiani Glenn La Fantasie, thotë se koncepti i Roger Williamsit për lirinë fetare shërbeu më së fundi si bazë e Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Më 16 mars 1827, u duk nëpër rrugët e Nju Jorkut, Gazeta e Lirisë (Freedom’s Journal). Ajo shikohet si gazeta e parë që u shkrua dhe u botua në Shtetet e Bashkuara për afrikano-amerikanët. Gazeta e Lirisë u themelua nga John Russwurm, një prej zezakëve të parë të diplomuar në një kolegj të vendit dhe nga kleriku i bardhë presbiteran, Samuel Cornish. Në numrin e saj të parë gazeta shkruante se do të përpiqej të korrigjonte konceptet e gabuara lidhur me zezakët në Amerikë, që përhapnin gazetat e tjera. Botuesit e gazetës shpresonin se gazeta do t’i shkonte pjesës më të madhe të mbi 200 mijë zezakëve të lirë, që jetonin për së gjati brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara. Gjatë dy vjetëve të ekzistencës së saj, në gazetë u botuan artikuj mbi të këqiat e skllavërisë, e cila vazhdonte të ishte e ligjshme në shumë shtete, mbi rëndësinë e arsimit për zezakët, si edhe lajme lidhur me zezakët anembanë vendit.

//rd//

XS
SM
MD
LG