Lidhje

Kalendari Historik 18 mars - 2003-03-19


Më 18 mars 1913, Henry Ford rriti rendimentin e punës kur shtoi konvejerin në repartin e montimit të uzinës së tij të automobilave. Konvejeri lëvizës donte të thoshte që punëtorët qendronin në një vend, kurse makina që ata ndërtonin sillej tek ata. Konvejeri u jepte mundësi punëtorëve të Fordit të montonin një makinë në rreth 90 minuta, në vend të 12 orë e gjysmë, që u duhej më parë. Kjo bëri që të pakësohej së tepërmi kostoja e prodhimit të Modelit Ford T dhe më së fundi edhe kostoja e shumë makinave të markave të tjera, duke u dhënë mundësi miliona amerikanëve t’i blinin ato.

Aty nga viti 1927 kompania Ford kishte shitur 15 milionë automobila të modelit T.

Më 18 mars 1949 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ose NATO. Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre. Kundërshtarët e kësaj ideje thoshnin se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë. Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen.

//rd//

XS
SM
MD
LG