Lidhje

Bota reagon ndaj fillimit të luftës - 2003-03-20


Kina dhe Rusia janë mes vendeve që dënuan luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut, ndërkohë që udhëheqës nga e gjithë bota reagojnë ndaj shpërthimit të konfliktit.

Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, Presidenti Putin tha se lufta nuk është e justifikuar dhe bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të konfliktit, i cili theksoi ai, po zhvillohet pa marrë parasysh opinionin botëror dhe në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Kina tha se sulmi shkel normat ndërkombëtare të sjelles, ndërsa Vatikani shprehu pakënaqësi të madhe ndaj sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Edhe Gjermania e Franca shprehën pakënaqësi ndaj fillimit të operacioneve ushtarake.

Zyrtarë iranianë dhe palestinezë dënuan sulmin. Presidenti i Turqisë vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e atij që ai e cilësoi si veprim të njanshëm nga Shtetet e Bashkuara. Edhe India dhe Pakistani u shprehën kundër.

Mirëpo, sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, tha se koalicioni i aleatëve filloi veprimet ushtarake vetëm pasi udhëheqësi irakian, Sadam Husein, nuk shfrytëzoi rastin e fundit për t’u çarmatosur dhe u përgjigj duke u angazhuar në mashtrime, fshehje provash dhe vonesa.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Spanjën dhe Australinë thonë se lufta është e justifikuar.

Protesta kundër luftës

Demonstratat kundër luftës shpërthyen në gjithë Evropën pas fillimit të sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Mbi 100 mijë njerëz protestuan sot në qytetet e Greqisë, mes së cilave Athina, Selaniku dhe Patras. Shumë nga protestuesit grekë ishin nxënës të shkollave të mesme dhe studentë dhe thrrisnin “jo luftë”.

Në Itali, dhjetra mijëra vetë demonstruan në Romë, Milano, Napoli, Torino dhe Bolonjë. Studentë dhe punëtorë u mblodhën para ambasadës amerikane. Tri sindikatat më të mëdha të vendit organizuan greva.

Edhe qytetet gjermane u bënë skena të protestave kundër luftës. Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën në Berlin, Shtutgart, Këln, Mynih dhe vende të tjera.

Qindra protestues u mblodhën para rezidencës së kryeministrit britanik në rrugën Downing në Londër, demontrata u organizuan edhe në Zvicër, Danimarkë, Austri dhe Rusi.

Qindra studentë u mblodhën para ambasadës amerikane në Qipro, duhe hedhur parulla kundër luftës. Disa prej tyre hodhën vezë në murin e godinës.//kk//

XS
SM
MD
LG