Lidhje

SHBA-të shqyrtojnë vërtetësinë e shfaqjes së Saddam Husseinit në TV - 2003-03-20


Shtetet e Bashkuara njoftojnë se nuk kanë arritur ndonjë përfundim lidhur me vërtetësinë e një paraqitjeje në televizion nga presidenti irakian, Sadam Husein pas fillimit të luftës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se analistë të zbulimit kanë filluar hetimet për të përcaktuar nëse ishte me të vërtetë Sadam Huseini personi që foli dhe nëse fjalimi mund të ketë qenë i regjistruar paprakisht.

Në asnjë pjesë të falimit nuk u referohet në mënyrë specifike sulmeve të sotme ajrore para agimit kundër një kompleksi ku mendohej se ishin mbledhur udhëheqës të lartë irakianë.

Sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld tha se kompleksi ishte goditur në sulmet e para dhe se zyrtarët vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.

Gazeta Uashington Post njofton se drejtori i Cias, George Tenet, i kishte thënë dje presidentit Bush se kishte informacione zbulimi mbi vendodhjen e Sadam Huseinit, se ai ishte fshehur së bashku më këshilltarët e tij në një rezidencë private në jug të Bagdadit.

Siç njofton edhe gazeta, anëtarët e nivelit më të lartë të udhëheqjes irakiane janë bërë papritur objekt i përgjimeve amerikane, duke krijuar kështu mundësi për sulme të rastit. Gazeta Uashington Post njofton se presidenti Bush vendosi menjëherë të ndryshonte planet e Pentagonit për fillimin e fushatës ushtarake.

Presidenti Bush po zhvillon sot takime me nën-presidentin Dik Çeni, sekretarin e Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, dhe anëtarë të tjerë të lartë të kabinetit për diskutime rreth fazës tjetër të fushatës. //kk//

XS
SM
MD
LG