Lidhje

Presidenti Bush përcjell ngushëllimet për viktimat e para të luftës - 2003-03-21


Zyrtarë ushtarakë amerikanë njoftojnë për viktimat e para të luftës në Iraq. Presidenti Bush u njoftua për viktimat sot në mëngjes, gjatë sesionit të informimit lidhur me betejën për përmbysjen e qeverisë së Irakut dhe çarmatimin e ushtrisë irakiane.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se presidenti Bush u dërgoi ngushëllimet e tij të gjitha familjeve të ushtarëve të koalicionit, që humbën jetën gjatë operacionit.

Një marins amerikan u vra të premten gjatë luftimeve në Irakun jugor, viktima e parë e luftës në radhët e forcave të koalicionit. Ndërkohë, një helikopter i marinës amerikane u rrëzua në Kuvajtin verior, duke shkaktuar vdekjen e 8 ushtarëve britanikë dhe 4 amerikanë.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se këto janë sakrificat për të cilave foli presidenti kur përgatiti vendin për luftë.

Gjatë ditës së premte, presidenti Bush do të informojë udhëheqësit e kongresit lidhur me zhvillimet e luftës dhe do të takohet me anëtarë të kabinetit për diskutime mbi fazën tjetër të Operacionit Iraku i Lirë.

XS
SM
MD
LG