Lidhje

Bombardime intensive në Bagdad - 2003-03-21


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se komandanti i një divizioni të ushtrisë irakiane u është dorëzuar forcave të koalicionit në jug të Irakut, së bashku me një numër të papërcaktuar të trupave të tij.

Zyrtarët thonë se komandanti i divizionit të 51-të të këmbësorisë u dorrëzua të premten, ndërkohë që trupat tokësore amerikane dhe britanike përparuan drejt qytetit Basra.

Besohet se divizioni ka patur dikur më shumë se 15 mijë ushtarë. Por një zyrtar i lartë i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se shumica e trupave kishin dezertuar përballë ofensivës së forcave të koalicionit.

Ndërkaq, forcat amerikane dhe ato britanike kanë rifilluar bombardimet në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytet në agim të ditës së sotme, disa orë pas fillimit të goditjeve masive dje vonë, që Shtetet e Bashkuara i cilësuan si një fushatë “tronditëse dhe të furishme” kundër Irakut.

Mes ndërtesave qeveritare që u goditën nga kjo valë sulmesh ishte një kompleks pallatesh që i përkisnin Saddamit. Shpërthime janë njoftuar edhe në dy qytetet veriore të Irakut, Mosul dhe Kirkuk.

Bombardimet gjatë natës u kryen ndërkohë që zyrtarët amerikanë thanë se trupat tokësore të koalicionit kishin hyrë të paktën 160 kilometra në teritorin jugor të Irakut. Zyrtarët e Mbrojtjes thonë se trupat kanë vënë nën kontroll cisterna nafte në Gjirin Persik dhe në qytetin port, Umm Qasr.

Megjithatë, Ministri i Mbrojtes i Irakut tha se trupat irakiane po u bëjnë qendresë truoave amerikane dhe britanike në Umm Qasr, si dhe në në Gadishullin strategjik, Faw.

Ndërkaq, dy marinsa amerikanë u vranë në luftime dhe katër trupa amerikane dhe 8 britanike humbën jetën në përplasjen e një helikopteri. Numri i të vrarëve nga pala irakiane nuk është i qartë.//ic//

XS
SM
MD
LG