Lidhje

Vazhdojnë demonstratat kundër luftës - 2003-03-21


Demonstrata kundër luftës vazhdojnë në gjithë botën për të dytën ditë me radhë, në të cilat qindra mijëra veta protestojnë ndaj sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Veprimtarë në Uashington thonë se një protestë ndenjur që do të organizohet sonte (21 mars) përjashta Shtëpisë së Bardhë është një prelud për veprimtari më të gjera gjatë ditës së nesërme.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se Papa Gjon Pali i Dytë ka shprehur zhgënjim ndaj shpërthimit të luftës. Ndërsa qindra mijëra veta vazhdojnë të protestojnë kundër luftës në gjithë Evropën, rreth një mijë shqiptarë marshuan sot në kryqytetin e Kosovës në mbështetje të atyre që ata i cilësojnë si përpjekje të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për çlirimin e popillit irakian.

Ndërkohë, qindra mijëra myslimanë në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme dolën sot nëpër rrugë për të ditën ditë me radhë për të marrë pjesë në protesta kundër luftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG