Lidhje

Lufta për lirinë e Irakut - 2003-03-21


Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përdorin forcë vendimtare për të fituar luftën në Irak. Në një fjalim që u transmetua përmes televizionit e radios në mbarë botën presidenti Bush tha se synimi i këtij konflikti është i qartë: çarmatosja e Irakut, çlirimi i popullit të tij dhe mbrojtja e botës nga rreziku i madh që paraqesin armët e shkatërrimit në masë.

“Populli i Shteteve të Bashkuara dhe miqtë e aleatët tanë nuk do të jetojnë nën mëshirën e një regjimi të paligjshëm që kërcënon paqen me armë të shkatërrimit në masë. Kjo nuk do të jetë një fushatë gjysmake dhe ne nuk do të pranojmë asnjë rezultat tjetër veç fitores”, tha presidenti Bush.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkon në Irak me respekt për qytetarët e tij, për civilizimin e tij të lashtë dhe për besimin e fetar që praktikon. Dhe koalicioni do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur civilët e pafajshëm nga lufta. Siç u shpreh presidenti Bush: “Ndihma që irakianët të krijojnë një vend të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të lirë, do të kërkojë angazhimin tonë të gjatë. .... Ne nuk kemi asnjë ambicie në Irak, synimi ynë i vetëm është eliminimi i kërcënimit dhe t’i kthejmë popullit kontrollin e vendit të tij.”

Presidenti Bush e bëri të qartë se koalicionin nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara nuk e kërkoi këtë konflikt, por synimi dhe vendosmëria e tyre janë të qarta. “Rreziqet që i kanoset vendit tonë dhe botës, do t’i përballojmë”, tha presidenti Bush. “Ne do ta kapërcejmë këtë kohë rreziqesh dhe do të realizojmë detyrën tonë për paqen. Ne do të mbrojmë lirinë tonë. Ne do t’u sjellim liri të tjerëve. Ne do të fitojmë.”

XS
SM
MD
LG