Lidhje

Kongresi amerikan shpreh mbështetje për trupat amerikane në Irak - 2003-03-21


Dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, miratuan rezoluta ku shprehet mbeshtetje për trupat amerikane që po luftojnë për të çarmatosur Irakun. Zyrtarët e administratës pritet të informojnë çdo ditë udhëheqësit e Kongresit në lidhje me ecurinë e luftës.

Dhoma e Perfaqesuesve miratoi te premten ne mengjes nje rezolute qe mbeshtet nderhyrjen ushtarake te Shteteve te Bashkuara ne Irak. Senati i Shteteve te Bashkuara e miratoi dje njezeri rezoluten, megjithese disa ligjvenes demokrate kundershtuan me force politiken e Presidentit Bush ne Irak.

Ne fillim te javes, udheheqesi demokrat i Senatit, Tom Daschle, e akuzoi presidentin se kishte deshtuar ne diplomaci, sipas fjaleve te tij, “ne menyre te turpshme”, ne rastin e krizes se Irakut.

Por zoti Daschle, dje e ndryshoi qendrimin e tij, duke thene se presidenti eshte komandanti i pergjithshem i vendit dhe se te gjithe ligjvenesit, bashkohen me te.

Udheheqesi i republikaneve ne Kongress, Bill Frist i shtetit Tennessee, tha se luften ne Irak e justifikon ligji nderkombetar, si dhe ligjet e natyres, sipas te cileve, te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe kane te drejten te jene te lire.

”Kam besim në fitorten e forcave amerikane dhe kam besim se fitorja do të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Senatori Frist.

Senatori demokrat, Ted Kenedy i shtetit Massachusstes vitin e kaluar votoi kundër rezolutës, e cila autorizonte presidentin për përdorimin e forcës, nëse kjo do të ishte e nevojshme për çarmatosjen e Irakut. ”Shumë amerikanë, midis tyre edhe shumë prej nesh në Kongres, tha senatori Kenedi, janë kundër kësaj lufte. Por sot dhe gjatë gjithë kohës që do të vazhdojë ky konflikt, ne jemi të bashkuar për të mbështetur forcat tona të armtosura,” tha Senatori Kennedy.

Udhëheqësi i shumicës Frist thotë se zyrtarët e aadministratës pritet të informojnë udhëheqësit e Kongresit çdo ditë, në lidhje me ecurinë e luftës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld diskutoi të enjten ne darke me ligjvenesit rreth zhvillimeve ne frontin e luftes. Sekretari Rumsfleld tingellonte optimist ne konferencen me gazetaret, qe u zhvillua pasi kishte informuar anetaret e Dhomes se Perfaqesuesve.

“Nuk ka asnjë dyshim, tha zoti Ramsfeld se regjimi i Sadam Husseinit do të zhduket. Populli dhe ushtria e Irakut do ta pranojnë këtë fakt. Populli irakian do të gëzohet nga kjo fitore dhe do të jetë i lirë. Kurse, ushtarakët irakianë janë të menëur, ata nuk do të zbatojnë urëdhrat, veçanerisht çdo urdhër që mund t’u jepet për të përdorur armë të shkaterrimit në masë,” tha zoti Rumsfeld.

Ndërkaq, zëvëndës Sekretari i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, i cili i informoi dje senatorët mbi ecurinë e luftimeve në Irak, do të paraqiet përsëri sot para Kongresit për të informuar ligjvënësit.//xh//

XS
SM
MD
LG