Lidhje

Zhak Shirak kërcënon të kundërshtojë çdo rezolutë që do të autorizonte administrimin e Irakut të pas luftës nga SHBA dhe Britania - 2003-03-21


Presidenti francez, Zhak Shirak, thotë se ai do të kundërshtojë çdo rezolutë që do të autorizonte administrimin e Irakut të pas luftës nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Zoti Shirak tha sot në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel se një rezolutë e tillë do të justifikonte luftën pas përfundimit të saj.

Washingtoni dhe Londra ende nuk kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndonjë rezolutë mbi administrimin e Irakut të pas luftës. Franca ka kundërshtuar edhe përpjekjet britanike për miratimin nga Këshilli i Sigurimit të një rezolute që do të autorizonte veprimet ushtarake kundër Irakut.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se nuk ishte i sigurt nëse presidenti francez po i referohej të njëjtën projektrezolutë. Ai tha se lufta ka filluar dhe Shtetet e Bashkuara me aleatët e tyre do të sigurojnë kushtet për një jetë më të mirë për popullin irakian.

Sekretari Pauëll tha se është koha që bota ta kuptojë se çlirimi i Irakut ka filluar dhe se është i pashmangshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG