Lidhje

OKB: 450 mijë irakianë vërshojnë në periferitë e vendit - 2003-03-22


Kombet e Bashkuara thonë se deri në 450 mijë veta kanë ikur nga shtëpitë e tyre në qytete kurde të Irakut verior, pas sulmeve ushtarake në pjesë të tjera të vendit.

Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Ndihmave Humanitare për Irakun bëri një deklaratë dje, në të cilën njoftoi për vërshimin e menjëhershëm të njerëzve nga qytetet drejt fshatrave në periferi. Në deklaratë thuhej se qyteti i Dohukut, rreth 400 kilometra në veri të Bagdadit, thuajse është boshatisur.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se po punojnë për të siguruar ushqime dhe burime të tjera për disa refugjatë. Por zyrtarët llogarisin se njerëzit, që braktisin shtëpitë po qëndrojnë me të afërmit e tyre dhe nuk kanë nevoja të menjëhershme.

Kombet e Bashkuara thanë gjithashtu se personat, që kërkojnë strehim, nuk janë përpjekur të kalojnë kufirin për në Turqi, siç pritej më parë.

//rd//

XS
SM
MD
LG