Lidhje

Tre gazetarë figurojnë të humbur ne Irak - 2003-03-22


Stacioni televiziv britanik, I T N, njoftoi se tre pjestarë të një grupi gazetarësh të këtij stacioni figurojnë të humbur, pasi ranë nën zjarrin e armëve në afërsi të qytetit jugor të Basrës.

Kompania britanike televizive, ITN, tha se personat e zhdukur janë: korrespondenti Terry Lloyd, kameramani, Fred Nerac dhe përkthyesi Husein Othoman.

Ndërsa një pjestar tjetër i grupit, Daniel Demousier, u plagos gjatë incidentit, por mundi të fshihej në një vend të sigurt. Siç njofton kompania britanike, Demousier, nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me kolegët e tij.

Ndërkohë forcat amerikane dhe ato britanike po bëjnë përparime drejt qytetit të dytë më të madh irakian./ii

XS
SM
MD
LG