Lidhje

Bush: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të angazhuara për rindërtimin ekonomik dhe politik të Irakut - 2003-03-23


Forcat amerikane dhe ato të koalicionit janë në fazat e para të operacioneve ushtarake për të çarmatosur regjimin e Saddam Husseinit. Më shumë se 30 vendet që marrin pjesë në koalicion duan krijimin e një Iraku demokratik, të bashkuar dhe pa armë të shkatërrimit në masë.

Menjëherë pas përmbysjes së regjimit të Saddam Husseinit, ka thënë Presidenti George Bush, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të angazhuar për rindërtimin ekonomik dhe politik të Irakut.

“Ne vimë në Irak me respekt për shtetasit e tij, për qytetërimin e tij madhështor dhe për besimin fetar që ata praktikojnë. Ne nuk kemi ambicje në Irak, me përjashtim të zhdukjes së një kërcënimi dhe vendosjes së kontrollit të vendit në duart e popullit të tij”.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar rreth 60 milionë dollarë për të ndihmuar popullin e Irakut pas përfundimit të luftës. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 105 milionë dollarë për të ndihmuar Kombet e Bashkuara dhe organizatat jo-qeveritare për të çuar ndihma humanitare në Irak. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara kanë rezervuar më shumë se 600 mijë tonelata ushqime për irakianët që kanë nevojë për to. Mark Grossman, nënsekretar amrikan i Shetit, thotë se menjëherë pas çlirimit të Irakut. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të rifillojnë ndihmat dhe shërbimet sociale për popullin e Irakut.

“Ne kemi në plan të punojnë nëpërmjet një partneriteti të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkura, aleatët e partnerët tanë, dhe me donatorët për të ngritur një Irak të ri. Ne gjithashtu propozojmë që Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkura t’i jepet autoritet në faza të caktuara për të siguruar se nevojat humanitare të popullit irakian të plotësohen nëpërmjet programit Naftë-për-Ushqim”.

Amerikanët dhe koalicioni i vullnetshëm synojnë të çlirojnë popullin e Irakut, dhe jo të pushtojnë Irakun e të kontrollojnë burimet e tij ekonomike. Siç u shpreh nënsekretari i Shtetit, Grossman, populli i Irakut ”ka të drejtën të ketë mundësira për të marrë nën kontroll jetën e tij në një sistem që do ta përcaktojë ai vetë”.//ic//

XS
SM
MD
LG