Lidhje

Trajkovski: Maqedonia është në anën e koalicionit anti-terrorist kundër regjimit të Sadam Hyseinit - 2003-03-23


Presidenti maqedonas Boris Trajkovski theksoi në një intervistë dhënë një të përditshmeje maqedonase se ky vend është në anën e koalicionit anti-terrorist kundër regjimit të Sadam Hyseinit dhe se ky qëndrim ka dimension politik. Ndërkohë ambasada amerikane në Shkup vazhdon të jetë e mbyllur për publik. Është mbyllur gjithashtu edhe ambasada britanike.

Ambasada amerikane në Shkup vazhdon të jetë e mbyllur për publikun ndërkohë që tashmë është mbyllur edhe ambasada e Britanisë s Madhe. Media maqedonase citonte burime qeveritare të kenë thënë se hapësira ajrore e këtij vendi, e ofruar nga Maqedonia në rast nevoje për koalicionin anti-terrorist, nuk është përdorur deri tani nga forcat aleate për luftën në Irak.

Ndërkohë presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka theksuar në një intervistë për të përditshmen maqedonase Dnevnik, se Maqedonia është pjesë e koalicionit anti-terrorist kundër Sadam Huseinit dhe se pozicioni i saj tani ka vetëm dimension politik. Presidenti theksoi se Maqedonia e ka përcaktuar pozicionin e saj në bazë të argumentave të Shteteve të Bashkuara se regjimi i Sadam Huseinit përbën rrezik për njerëzimin, zhvillimin, paqen dhe stabilitetin në botë. Zoti Trajkovski thotë gjithashtu se qeveria e Maqedonisë mbështet letrën që presidenti maqedonas i ka dërguar presidentit amerikan në lidhje me pjesëmarrjen e Maqedonisë në carmatimin e irakut.

Presidenti maqedonas thekson gjithashtu se nuk ka dilema në lidhje me carmatimin e regjimit të Sadam Huseinit dhe se ndryshimet midis shteteve në lidhje me këtë cështje qëndrojnë në mënyrën sesi mund të bëhej kjo. Maqedonisë i intereson të jetë pjesë e koalicionit anti-terrorist, thekson presidenti Trajkovski, duke vënë në dukje për këtë interesat nacionale dhe shtetërore të këtij vendi dhe interesat dhe garancitë e sigurisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG