Lidhje

Forcat irakiane kërkojnë për dy pilotë të forcave të koalicionit - 2003-03-23


Shefi i shtabit të bashkuar amerikan, gjenerali Richard Myers, i mohoi sot njoftimet e Irakut se dy pilote të forcave të koalicionit u detyruan te hidheshin nga aeroplani i tyre me parashutë mbi Bagdat.

Gjenerali Myers tha se nuk ka asnje prove të konfirmojë pretendimin se ndonjë prej pilotëve eshte detyruar te hidhet mbi Bagdat. Gjate nje interviste sot gjenerali Myers tha se asnje aeroplan i koalicionit nuk mungon. Komentet e tij u bene nderkohe qe televizioni Al Xhazira njoftoi sot se trupat irakiane kishin gjetur dy ushtare amerikane ose britanike te fshehur ne brigjet e lumit Tiger. Imazhet filmike te transmetuara nga televizioni Al Xhazira tregonin qindra trupa dhe civile irakiane duke kerkuar ne brigjet e lumit. Por dy pilotet per te cilet pretendohet se jane kapur nuk jane pare ne ekran.

Po sot Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se ka nje njoftim per nje aeroplan te koalicionit qe mungon. Zoti Rumsfeld tha se ai nuk ka asnje koment per pilotet e humbur qe pretendon Iraku dhe shtoi se kerkimet pergjate lumit ishin sajuar per tu filmuar nga kamerat.

//rd//

XS
SM
MD
LG