Lidhje

Raketa që goditi Iranin mund të jetë lëshuar nga forcat irakiane - 2003-03-23


Irani thotë se ka të ngjarë që një raketë që ra në pjesën veri-perëndimore të vendit afër kufirit me Irakun të jetë lëshuar nga forcat irakiane.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, IRNA, Ministri i Brendshëm tha se hetimet e deritanishme deshmojnë se raketa që ra dje në rajonin Sardasht ishte irakiane.

Komentet e ministrit iranian pasuan deklaratën e një zëdhënësje të Ministrisë britanike të Mbrojtjes se raketat që qëlluan pjesën jugore të territorit iranian të premtën dhe të shtunen u lëshuan nga forcat irakiane.

Fillimisht, Irani kishte thenë se raketat u lëshuan nga aeroplanët e forcave të koalicionit.

//rd//

XS
SM
MD
LG