Lidhje

Ministri i Jashtëm irakian paralajmëron Turqinë - 2003-03-23


Ministri i Jashtëm irakian, Naji Sabri, paralajmëroi Turqinë që të mos mbeshtesë luftën kundër Irakut të udhëhequr nga Shtetete e Bashkuara. Ai u zotua se armiqtë e Bagdatit do të vuajnë pasojat e verprimi të tillë.

Në një intervistë me televizionin sirian, zoti Sabri paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze në qoftë se mbeshtet luftën kundër Irakut. Ai nuk dha hollësi dhe Tuqia nuk i është përgjigjur paralajmërimit irakian. Zoti Sabri gjithashtu tha se raketat irakiane rrezuan të shtunën një aeroplan ushtarak amerikan mbi një lagje të Badgatit. Nuk ka patur njoftime për rrezimin e ndonjë aeroplani amerikan dhe dje Pentagoni tha se nuk kishte njohuri për incidentin që përmend zoti Sabri.

//rd//

XS
SM
MD
LG