Lidhje

Presidenti Bush paralajmëron Irakun të mos i keqtrajtojë robërit e luftës - 2003-03-24


Presidenti Bush tha se çdo irakian që keqtrajton robërit e luftës do të konsiderohet kriminel lufte. Presidenti Bush tha dje se pret nga Iraku t’i trajtojë robërit amerikanë të luftës në mënyrë njerëzore ashtu si ushtaria amerikane trajton robërit irakianë të luftës.

Presidenti Bush e bëri këtë deklaratë pasi stacioni televiziv Al-Jazira me bazë në Katar, paraqiti trupat e disa robërve amerianë të luftës, për të cilët Pentagoni beson se janë nga të 12 ushtarëve që ranë në pritën e irakianë në jug të vendit. Trupat kishin plagë që tregonin se ushtarët mund të jenë ekzekutuar.

Stacioni televiziv al-Jazira i mori videot nga transmetimet e televizioni irakian. Pamjet tregojnë gjithashtu edhe disa robër të marrë në pytetje. Një komandant i lartë amerikan e cilësoi videon të pështirë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se pamjet poshtëruese të transmetuara nga televizioni irakian shkelin Konventën e Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës. Sekretari Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara po u japin ushqime dhe ilaçe dy mijë irakianëve që mbajnë nën vërrejte dhe presin të Iraku të veprojë në të njejtën mënyrë.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se do të respektojë ligjin ndërkombëtar, por nuk kanë bërë komente për ato që komentohen si ekzekutime të ushtarëve amerikanë.//ic//

XS
SM
MD
LG