Lidhje

Forcat e koalicionit marrin nën kontroll një uzinë kimike - 2003-03-24


Sipas njoftimeve të medias, forcat e koalicionit në Irak kanë marrë nën kontroll një uzinë kimike në jug të Bagdadit. Sipas lajmeve, zyrtarë të Agjencisë amerikane të Zbulimit dhe të Pentagonit si dhe gazetarë që po udhëtojnë me forcat amerikane thonë se forcat e koalicionit kanë marrë nën vërrejtje gjeneralin irakian që kontrollonte uzinën.

Ka patur mjaft spekulime se uzina përdorej për të prodhuar armë kimike, por nuk ka patur njoftime zyrtare se çfarë kanë gjetur forcat amerikane në këtë uzinë. Komanda qendrore amerikane thotë se njoftimet e medias janë të parakohëshme por një zëdhënës tha se forcat e koalicionit po hetojnë pika me interes në Irak.

Por gazeta Jerusalm Post, e cila ka një nga gazetarët e saj që po udhëton me trupat amerikane që gjetën uzinën, thotë se irakianët u pëpoqën ta fshihnin uzinën, që të mos fotografohej nga ajri. Kjo uzinë ndodhet në një kompleks prej 100 akrash në afërsi të An Naxhafit, skenë e luftimeve intensive të së djelës.

Presidenti Bush thotë se invazioni në Irak ishte i domosdoshëm për të çarmatosur udhëheqësin irakian, Saddam Hussein, nga armët e ndaluara kimike dhe biologjike. Por udhëheqësi i Irakut ka mohuar se ka armë të tilla, ose se ka objekte që i prodhojnë ato.//ic//

XS
SM
MD
LG