Lidhje

Ankaraja kërkon të dërgojë trupa në Irakun verior - 2003-03-24


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Ankaraja kërkon të dërgojë trupa në Irakun verior nën kontrollin kurd për të garantuar sigurinë dhe qendrueshmërinë në rajon. Megjithë thirrjet amerikane për të qendruar jashtë Irakut verior, zoti Erdogan tha t[ dielen në një fjalim që u transmetua nga televizioni kombëtar se çdo dislokim trupash turke do të kishte për synim mbrojtjen e sigurisë së Turqisë dhe parandalimin e një krize refugjatësh.

Po dje, presidenti Bush paralajmëroi Turqinë kundër dërgimit të njanshëm të trupave në Irakun verior, duke thënë se Ankaraja është e vetëdijshme për qendrimin amerikan lidhur me këtë çështje. Uashingtoni kërkon të parandalojë një ballafaqim ushtarak midis turqve dhe kurdëve.//xh//

XS
SM
MD
LG