Lidhje

Zyra amerikane në Prishtinë hedh poshtë njoftimet për mbylljen e saj - 2003-03-24


Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë hodhi poshtë sot njoftimet e disa mjeteve te informimit në rajon, sipas të cilave ajo është mbyllur, për shkak të “kërcënimeve terroriste”.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Marrëdhënieve publike thuhet se zyra e SHBA-ve në Prishtinë punon normalisht. Ajo nuk është mbyllur për shkak të ndonjë “kërcënimi terrorist” të raportuar, dhe në këtë moment nuk ekzistojnë plane për të bërë një gjë të tillë, thuhet në njoftim.

Sipas zotit Michael McClallen, zyrtar për Marrëdhënie Publike, zyra e SHBA-ve ka marrë një lajm për kërcënim i cili u është përcjellë autoriteteve vendore përgjegjëse për zbatimin e ligjit javën e kaluar, ashtu si veprohet rregullisht kur merren lajme të tilla.

Mirëpo, nuk është vlerësuar si e domosdoshme mbyllja e zyrës dhe nuk ekzistojnë plane për një veprim të tillë, thuhet në njoftim duke ju bërë thirrje përfaqësuesve të mjeteve të ionformimit që të vërtetojnë raporte të tilla duke kontaktuar drejtëpërdrejtë me këtë zyrë e jo të përsërisin thashethema të pasakta.

//rd//

XS
SM
MD
LG