Lidhje

Sadam Huseini parashikon fitoren ndaj forcave të koalicionit - 2003-03-24


Televizioni irakian transmetoi një fjalim të Sadam Huseinit, në të cilin ai parashikon fitoren ndaj forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe lavdron trupat irakiane për guximin e tyre në fushën e betejës.

Udhëheqësi irakian, duke lexuar nga një deklaratë e parapregatitur, tha se pushtuesit kanë hyrë në Irak dhe treguan synimet e tyre të liga. Mirëpo, ai shtoi se forca pushtuese kanë nënvlerësuar popullin irakian dhe do të përballen me humbje të sigurt. Presidenti Husein iu referua zonave të betajave të fundit, përfshirë qytetiet Basra dhe Um Kasër, ku trupat irakiane bënë një farë qendrese.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Xhef Hun, tha se fjalimi nuk ishte i drejtpërdrejtë dhe se ekspertët po e analizojnë atë për të përcaktuar nëse folësi ishte më të vertëtetë Sadam Huseini. Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Bush thotë se edhe analistët e CIA-s po studiojnë fjalimin për të përcaktuar se kur është regjistruar.

Dihet që në të kaluarën udhëheqësi irakian ka përdorur persona të tjerë si kopje të tij, dhe pasi ai u shfaq për herë të parë në televizion u spekullua se mund të kishte qenë dikush tjetër. Më pas analistët e CIA-s arritën në përfundimin që ai ishte udhëheqësi irakian, por thanë se kaseta mund të ishte regjistruar para se të fillonin luftimet.

Sot në mëngjes, Presidenti Bush u takua prapë me Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld për të diskutuar përparimin e luftës. Këtë javë, Shtëpia e Bardhë do t’i kërkojë Kongresit më shumë para për të financuar luftën dhe fazat fillestare të rindërtimit të Irakut, si edhe për ndihmë humanitare.//xh//

XS
SM
MD
LG