Lidhje

Armët e Shkatërrimit në Masë - Metodë e re për Identifikimin e të Vrarëve - 2003-03-25


Njihuni me sfidat që ndeshet gjatë kohës së luftës shkenca e kriminalistikës e cila merret me identifikimin e të vrarëve dhe një lloj teknologjiwe të sofistikuar që përdorin sot ekspertët mes trupave amerikanë në Irak për gjetjen e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Një nga objektivat e kësaj lufte është zbulimi i armëve të shkatërrimit në masë. Armë që Iraku ka fshehur prej vitesh. Ish inspektori i i OKB-së David Albright thotë se Iraku fsheh sasi të mëdha uraniumi që kurrë nuk kanë mundur të zbulohen nga agjencitë e zbulimit. Zoti Albright ka ndihmuar për ndërprerjen e programit bërthamor irakian nga mesi i viteve 1990.

Gjatë asaj periudhe ai mundi të shikojë nga afër laboratorët, makineritë dhe sasi uraniumin që kishte Iraku. Zoti Albright shqetësohet se Iraku ka punuar fshehurazi për rimëkëmbjen e programit bërthamor. Tani njësi të posaçme të ushtrisë amerikane veprojnë në Irak për zbulimin e programeve të tilla të munbdëshme ose për armë të tjera të shkatërrimit në masë. Një nga mjetet që ata përdorin është një pajisje portative, prodhim i firmës Nucleonis në Berkeley. Presidenti i firmës, David Brown thotë se pajisja mund të mbahet në brez dhe lëshon sinjal sapo të ndeshet me materiale të ndaluara. Ai thotë se paisja është jashtëzakonsht e ndjeshme dhe përdorimi i saj tepër i thjeshtë.

NGA FUSHA E SHKENCËS SË KRIMINALISTIKËS

Ndërkohë që lufta në Irak po intensifikohet, familjet e ushtarëve amerikanë ndeshen me mundësinë e tmershme që ndonjë nga të dashurit e tyre mund të mos kthehet ose trupi i tij mund të humbasë.

Shpesh shkencëtarët ballafaqohen me sfidën e vështirë për identifikimin e trupave të ushtarëve të panjohur. Gjatë luftës së dytë botërore identifikimi bëhej duke studiuar dhëmbët ose shenjat personale që i jepet çdo ushtari.

Por kjo gjë ka ndryshuar falë përparimeve në fushën e shencës së kriminalistikës. Për shembull, një dokumentar televiziv tregon se si një ekip shkencëtarësh amerikanë shkoi në Rusinë e largët për të ekzaminuar mbeturinat e një aeroplani të rrëzuar gjatë luftës së dytë botërore. Duke kërkuar nëpër mbeturina ata gjetën dy shtyllla kurrizore.

Në laborator, kockat u ndanë në copa të vogla dhe u futën në një solucion për përftimin e ADN-së. Një pajisje analizoi hallkat e tyre gjenetike dhe një kompjuter i krahasoi ato me ADN-në e pjestarëve të gjallë familjeve të ekuipazhit të aeroplanit. ADN-të e tyre u përputhën dhe tani eshtrat e dy ushtarakëve të vrarë janë varrosur, pas më shumë se 50 vjetësh kur ata u shpallën të humbur në luftë

XS
SM
MD
LG