Lidhje

Operacioni "Iraku i Lirë" - 2003-03-25


Koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara i përbërë nga më tepër se 40 vende është vetëm në fazat e para të fushatës për përmbysjen e regjimit të Saddam Husseinit.

Pas luftës së Gjirit Persik, Saddam Husseini pati plot 12 vjet kohë për asgjësimin e armëve të tij të shkatërrimit në masë. Por ai nuk e bëri këtë. Tani, tha presidenti Bush, ”misioni ynë është i qartë-çarmatosja e Irakut, eliminimi i armëve të tij të shkatërrimit në masë, për t’i dhënë fund mbështetjes që i bën terrorizmit regjimi i Saddam Husseinit, si dhe çlirimi i popullit irakian:”

”Populli i Shteteve të Bashkuara, miqtë dhe aleatët tanë, nuk do të jetojnë në mëshirën e një regjimi të jashtëligjshëm, i cili përbën kërcënim për paqen, me armët e tij të shkatërrimit në masë,- tha Presidenti Bush.”

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit përballen me armiq, të cilët nuk përfillin konventat e luftës, apo rregullat morale. Iraku poshtëron robërit e luftës, duke i marrë ata në pyetje në televizion. Zyrtarët irakianë kanë vendosur trupa dhe armatime edhe në rajonet civile, në përpjekje për t’i përdorur burrat, gratë dhe fëmijët irakianë, si mburoja njerëzore. Por siç tha presidenti Bush, ”forcat e koalicionit do të bëjnë ç’është e mundur për të shmangur dëmtimin e civilëve të pafajshëm.”

Lufta për çarmatosjen e Saddam Husseinit dhe çlirimin e Irakut nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të zhvillohet pa humbje.

"Fushata ushtarake në Irak, e cila zhvillohet në një terren të vështirë dhe në një vend të madh, mund të jetë më e gjatë dhe më e vështirë nga sa është parashikuar. T’i ndihmosh irakianët që vendi i tyre të bëhet i lirë, i qëndrueshëm dhe i bashkuar, kjo do të kërkojë përkushtimin tonë të vazhdueshëm. Megjithatë, çfarëdo që të na kërkohet, ne do t’i kryejmë të gjitha detyrat që kemi marrë përsipër, tha Presidenti Bush.”

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të shumtë hynë në luftë pa dëshirën e tyre, por me një qëllim të qartë dhe të vendosur. ”Tani që ka filluar konflikti, - tha presidenti Bush, - mënyra e vetme për të kufizuar kohëzgjatjen e tij, është përdorimi i forcës vendimtare. Kjo nuk do të jetë një fushatë gjysmake dhe ne nuk presim rezultat tjetër, veç fitores.”// lk //

XS
SM
MD
LG