Lidhje

Rihapet për publikun ambasada amerikane në Shkup - 2003-03-25


Ambasada amerikane në Shkup ka filluar shërbimet e zakonshme për publikun pasi u mbyll për dy ditë me fillimin e luftës në Irak. Operacionet normale kanë filluar këtë javë pasi kështu është vlerësuar shkalla e sigurisë. Zyrtarë të ambasadës amerikane në Shkup thanë se rihapja e ambasadës është cështje e nivelit të sigurisë dhe jo sepse nuk shihen rreziqe.

Një zyrtare e ambasadaës amerikane në Shkup thotë për Zërin e Amerikës, se kur nisi lufta në Irak, u mendua se mbyllja e ambasadës për publikun, ishte gjëja më e mirë që mund të bëhej.

Sipas një njoftimi të nxjerrë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Shkup, departmanti i shtetit kishte informacione të besueshme për persona që synonin të sulmonin amerikanët dhe qendrat amerikane në rajon, përfshi Maqedoninë, si përgjigje ndaj fillimit të konfliktit të armatosur në Irak. Ambasada amerikane në Shkup po punon nga afër me shërbimet maqedonase të sigurisë për ta trajtuar këtë kërcënim, thuhet në këtë njoftim.

Megjithatë, ambasada amerikane në Shkup rifilloi dje normalisht shërbimet e saj për publikun. Sidoqë të jetë, ambasada ka këshilluar qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm për të minimizuar rreziqet për sigurinë e tyre personale, të jenë vigjilentë në mjediset ku janë, të mënjanojnë turmat dhe demostratat, të sigurohen që dokumentat e tyre të udhëtimit janë të rregullta dhe të mënjanojnë vendet ku mblidhen zakonisht amerikanët apo të huaj të tjerët si restorantet, baret, hotelet dhe qendrat tregtare. Në njoftim theksohet se siguria e të gjithë qytetarëve amerikanë është përparësia më e madhe për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG