Lidhje

Uashingtoni akuzon Moskën - 2003-03-25


Qeveria irakiane përgënjështroi akuzat amerikane se Rusia e ka pajisur Bagdatin me pajisje të ndaluara ushtarake.

Ministri irakian i Informacionit, Muhamed Said Kazim al-Sahhaf, u tha gazetarëve sot në Bagdat se nuk ka ekspertë rusë në Irak dhe se Rusia nuk i ka dhënë Irakut pajisje të ndaluara.

Qeveria amerikane thotë se ka të dhëna bindëse që firma ruse i kanë dhënë Irakut mjete ushtarake si pajisje elektronike për të çorientuar avionët, raketat dhe bombat e telekomanduara amerikane, si dhe raketa anti-tank dhe dylbi për të parë natën. Rusia i hedh poshtë akuzat amerikane.

Ndërkohë, gjatë një konference shtypi në Pentagon, një gjeneral amerikan tha se forcat e koalicionit kanë shkatërrua gjashtë pajisje elektronike që përdoren për çorientimin e mjeteve për pazicionimin e satelitëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG