Lidhje

Dështojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë - 2003-03-25


I dërguari i posaçëm i Presidentit Bush, Zalmai Halilzad, deklaroi sot në Ankara se nuk arriti marrëveshje për të bindur Turqinë të mos dërgojë trupa të tjera në pjesën veriore të Irakut të kontrolluar nga kurdët.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kundërshtojnë hyrjen e trupave turke në Irak. Zoti Halilzad tha se kjo është një çështje e veshtirë dhe e ndërlikuar.

Turqia njoftoi sot Bashkimin Evropian se ka grumbulluar forca përgjatë kufirit me Irakun për arsye humanitare dhe se nuk synon të ndërmarrë ndonjë veprim ushtarak. Kurdër kanë kërcënuar se do të sulmojnë trupat turke nëse ato kalojnë kufirin. Turqia thotë se kërkon të parandalojë një krizë të mundshme refugjatësh.

//rd//

XS
SM
MD
LG