Lidhje

Presidenti Moisiu bën thirrje për shtimin e masave të sigurisë në vend - 2003-03-25


Presidenti i Shqipërise Alfred Moisiu i bëri sot thirrje institucioneve kryesore të vendit të marrin masa shtesë për rritjen e nivelit e sigurisë kombëtare në fushën e informacionit, kufijve dhe financave. Ai i bëri këto komente gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Zoti Moisiu tha se shërbimet sekrete janë një faktor mjaft i rëndesishëm për stabilitetin dhe sigurinë. "Shqiperia - tha ai - është pjesë e koalicionit ndërkombëtar antiterror". Presidenti theksoi se lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar duhet të jetë kryefjala e punës së institucioneve shtetërore.

Shqiperia duhet të marrë masa parandaluese ndaj rrezikut të armëve kimike dhe biologjike përmes sigurimit të kufijve dhe bllokimin e çdo përpjekjeje për kalimin dhe tregtimin e tyre në vende të tjera. Presidenti Moisiu kërkoi që autoritetet financiare të shtojnë masat për të reduktuar në maksimum tregtinë me para në dorë.

Presidenti kujtoi me nderim 4 vjetorin e fillimit të luftës së koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA për çlirimin e Kosovës nga dhuna dhe brutaliteti i regjimit të Beogradit. Për të njëjtat arësye dhe parime, theksoi ai Shqipëria është bashkuar sot me koalicionin kundër regjimit diktatorial të Irakut.

___________

XS
SM
MD
LG