Lidhje

OKB-ja kërkon të rifillojë ndihmën humanitare për Irakun - 2003-03-25


Diplomatë në Kombet e Bashkuara do ’i vazhdojnë sot bisedimet lidhur me rifillimin e programit Naftë për Ushqim për Irakun, pas thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, për rifillimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare për popullin irakian. Zoti Annan tha dje se organizata botërore kërkon ta rifillojë ndihmën për Irakun sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se OKB-ja do të jetë e gatshme të punojë me këdo që të jetë në krye të administratës irakiane pas luftës.

Këshilltarja e presidentit Bush për çështje të Sigurisë Kombëtare, Kondaliza Rajs ka në plan të takohet sot më zotin Annan. Zyrtarë të lartë irakianë kanë kritikuar kreun e Kombeve të Bashkuara për pezullimin e programit Naftë për Ushqim dhe për tërheqjen e personelit të OKB-së nga Iraku në prag të fillimit të luftës. //xh//

XS
SM
MD
LG