Lidhje

Tiranë: Partia Demokratike do të fillojë një seri protestash - 2003-03-26


Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës njoftoi se së shpejti do të fillojë një seri protestash për të denoncuar korrupcionin e qeveritarëve. Kryetari i kësaj partie Sali Berisha tha se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë së Zotit Nano. Nga ana tjetër siç njofton korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agoloi socialitët i kanë hedhur poshtë akuzat për korrupcion të zyrtarëve të vetë dhe janë shprehur të gatshem për të hetuar financat e bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së kulturës sipas kërkeses së opozitës. //ss//

XS
SM
MD
LG