Lidhje

Shtate vende te Evropes Lindore nenshkruan sot protokollet per pranimin ne Nato - 2003-03-26


Shtate vende te Evropes Lindore nenshkruan sot protokollet per pranimin ne Nato. Keto vende jane Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.

Ne muajin nentor, Natoja i ftoi zyrtarisht keto vende te hynin ne radhet e aleances duke thene se ato i kane realizuar reformat ushtarake, ekonomike dhe demokratike qe kerkohen per anetaresimin.

Mosmarreveshjet lidhur me luften e udhehequr nga Shtetet e Bashkuara ne Irak kane krijuar percarje ne radhet e aleances 19 anetareshe. Por Sekretari i Pergjithshem i Natos, George Robertson tha se mosmarreveshjet nuk perbejne kercenim ndaj zgjerimit te aleances.

Shqiperia dhe Bullgaria synojne te kene nje rol kryesor ne nismat per nje treg te hapur ballkanik. Keto komente u bene sot ne Tirane nga kryeministrat e te dy vendeve, Nano dhe Simeon, te cilet u shprehen per te zgjeruar bashkepunimin midis tyre. Kryeministri Nano tha se brenda dy tre viteve te ardheshme Shqiperia dhe Bullgaria do te nisin zbatimin e projektit te naftes dhe gazsjellesit Burgas -Vlore.

//rd//

XS
SM
MD
LG