Lidhje

Pritet që OKB-ja të luajë rol bashkërendues në administrimin e Irakut të pas luftës. - 2003-03-27


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se pret që Kombet e Bashkuara të luajnë rol bashkërendues në administrimin e Irakut të pas luftës. Sekretari Pauëll tha të merkurën në një seancë të Kongresit amerikan se planet e Uashingtonit parashikojnë ngritjen e menjëhershme të një administrate ushtarake, e cila do të pasohet me një autoritet civil amerikan që do ta drejtojë Irakun ndërkohë që Kombet e Bashkuara ndihmojnë në krijimin e një administrate të përkohshme irakiane.

Zoti Pauëll tha se administrata e përkoshme do të përbëhet nga mërgimtarë dhe irakianë brenda vendit. Kjo administratë do të jetë bërthama e qeverisë së re civile. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë masa të menjëhershme për të plotësuar nevojat humanitare të popullit irakian. //xh//

XS
SM
MD
LG