Lidhje

SHBA mund ti kenë nënvlerësuar aftësitë luftuese të trupave irakiane - 2003-03-27


Analistët ushtarakë thonë se forcat irakiane u kanë bërë ndryshime taktikave të tyre pas disfatës së tyre në luftën e Gjirit Persik të vitit 1991.

Gazetat Nju Jork Tajms dhe Uashington Post citojnë analistë, të cilët thonë se irakianët po përdorin taktika të luftës guerilase në vend të konfrontimit në beteja konvencionale.

Taktikat irakiane kanë patur një farë suksesi në fushën e betejës. Për shembull, të hënën, një formacion i helikopterëve amerikanë Apache u detyrua të ndërpresë mësymjen për shkak të zjarrit irakian që vinte nga pika të ndryshme në tokë.

Gjithashtu, forcat irakiane po pengojnë autokolonat e gjata amerikane të furnizimit, të cilat shtrihen nga Kuvajti drejt Bagdadit. Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara mund ti kenë nënvlerësuar aftësitë luftuese të trupave irakiane dhe të forcave paraushtarake, ose fedainjve.

Megjithatë, thonë analistët, trupat amerikane u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave irakiane, madje edhe gjatë sulmit me helikopterë Apache, i cili u ndërpre.

//rd//

XS
SM
MD
LG