Lidhje

Qëllimet e operacionit Iraku i Lirë - 2003-03-27


Për të krijuar një botë të sigurtë kërkohet shfarosja sa më shpejt e regjimit irakian të së keqes, të korruptuar dhe brutal të Saddam Husseinit. Për të arritur këtë synim, një koalicion nën udhëheqjen e Shteteteve të Bashkuara dhe me përkrahjen e Britanisë, Australisë dhe 40 vendeve po luftojnë aktualisht në Irak. Siç tha kryeministri britanik Tony Blair, objektivat e forcave të koalicionit në këtë luftë janë të qarta.

”...forcat e koalicionit do të largojnë nga pushteti Saddam Husseini dhe do të sigurohen që Iraku të çarmatoset nga të gjitha armët kimike, biologjike dhe bërthamore të programit që ai disponon..”

Gjatë të gjithë Operacionit ”Iraku i Lirë”, tha kryeministri Blair, koalicioni do të ketë shqetësimin e vet kryesor mirëqenien e popullit irakian . ”Ne dëshirojmë ta kryejmë këtë fushatë në mënyrë të tillë, që të pakësohen të gjitha vuajtjet e popullit të thjeshtë irakian të keqtrajtuar nga Sadami, të ruhet pasuria e Irakut, që ajo t’i shërbejë begatisë së popullit irakian në të ardhmen dhe që synimi i luftës të mos jetë pushtimi, por çlirimi i Irakut” tha zoti Blair.

Lufta do të marrë kohë. Por fati i Sadam Husseinit dhe regjimit të tij, tha kryeministri britanik Blair, është përcaktuar tashmë. ”Sadami do të largohet nga pushteti, regjimi i tij do të zëvendësoeht me një tjetër. Popullin irakian do ta ndihmojmë që ai të ketë një të ardhme më të mirë. Armët e shkatërrimit në masë, të cilat nuk i nevojiten një Iraku që jeton në paqe, do të eliminohen.”

Siç tha kryeministri Toni Blair, ndërsa dihet me siguri se koalicioni do të hasë në vështirësi të mëtejshme gjatë ditëve që do të vijnë, jo më pak e sigurtë është edhe fitorja e paevitueshme e forcave të koalicionit.

XS
SM
MD
LG