Lidhje

Iraku mund të ketë ekzekutuar disa robër lufte - 2003-03-27


Zyrtaret amerikane dhe britanike te mbrojtjes thone se Iraku mund te kete ekzekutuar disa rober lufte te forcave te koalicionit por ata vazhdojne te mbledhin deshmi per te vertetuar nje pohim te tille.

Te dielen, nje grup ushtaresh amerikane u godit ne prite afer qytetit irakian al-Nasiria. Me vone, televizioni shteteror irakian transmetoi imazhe te 5 ushtareve amerikane qe po merreshin ne pyetje si dhe te trupave te 7 ushtareve te tjere.

Zevendes shefi i shtatmadhorise amerikane, gjenerali Peter Pace, tha se Iraku ka kryer nje numer krimesh, duke perfshire vrasjen e roberve ose perdorimin e grave dhe te femijeve si mburoja njerezore.

Nderkohe, ne nje deklarate te Ministrise britanike te Mbrojtjes thuhet se dy trupat pa jete, imazhet e te cileve u transmetuan nga televizioni irakian, jane ndoshta ato te ushtareve britanike qe rezultojne te zhdukur. Dy ushtaret nuk jane pare qe nga dita e diele.

Sipas mjeteve britanike te informacionit, ata u sulmuan ne prite afer Basres. Ambasadori irakian ne Rusi mohoi akuzat se Iraku ka vrare rober lufte.

//rd//

XS
SM
MD
LG