Lidhje

Nga fronti i luftës në Irak - 2003-03-28


Avionët e koalicionit bombarduan sot Bagdadin, ndërsa forcat tokësore po i afrohen edhe më shumë kryeqytetit, pasi aviacioni i tyre u ngadalësua nga stuhia e shkretëtirës së dy ditëve radhazi.

Bombardimi më i fundit i Bagdadit, një nga më të rëndët deri tani, filloi dje vonë. Dëshmitarët okularë njoftuan për shpërthime masive në qendër të qytetit dhe në ndërtesat qeveritare përgjatë lumit Tigër. Forcat e koalicionit thonë se objektiv i goditjeve ishin qendrat e komunikimit dhe komandës.

Në jug të Bagdadit, luftime shpërthyen në qytetet Naxhif, Nasirjah dhe Savanah, ku forcat irakiane sulmuan dy autokolona kryesore të trupave të koalicinit që udhëtonin drejt kryeqytetit. Po ashtu dje, një avion amerikan u ul në fushën e pushtuar të aviacionit Tallil jashtë Nasirijahut, ndëra forcat e koalicionit u përpoqën të stabilizonin një linjë transporti dhe furnizimsh në qendër të Irakut.

Lajmet e djeshme bëjnë të ditur se një autokolonë ndodhej 80 kilometra në jug të Bagdadit, ndërsa një autokolonë e marinsave amerikanë jo më shumë se 225 kilometra në juglindje.

Ministri irakian i Mbrojtjes, Sultan Hashem Ahmed tha se pret që Bagdadi të rrethohet brenda 5 apo 10 ditëve të ardhëshme. Por ai tha se beteja e vërtetë për qytetin do të zhvillohet në rrugët e tij. Zyrtarët irakianë thonë se Bagdadi do të bëhet varri i forcave pushtuese të koalicionit.

Ndërkaq, ushtria amerikane ka hedhur poshtë njoftimet se Iraku ka goditur dhe rrëzuar një helikopter amerikan dje. Po ashtu dje, televizioni shtetëror i Irakaut transmetoi një video të udhëheqësit irakian Saddam Hussein dhe njoftoi se ai drejtoi një takim të partisë Ba’ath që drejton vendin.//ic//

XS
SM
MD
LG