Lidhje

Bombardime intensive vazhdojnë në Bagdad - 2003-03-28


Forcat e koalicionit po kryejnë bombardime në periferi të Bagdadit, pas bombardimeve intensive në qytet gjatë natës, objektivi i të cilave ishin ndërtesat qeveritare dhe pozicionet e Gardës Republikane përreth kryeqytetit.

Dëshmitarët thonë se një nga goditjet që u krye ndaj Ministrisë së Informimit të Irakut ngriti re të dendura tymi mbi qytet. Zyrtarët irakianë të spitaleve dhe mediat arabe njoftojë se dje 50 veta u vranë në tregun e një zone të banuar në perëndim të Bagdadit. Në jug të kryeqytetit, u zhvilluan luftime në Dinwaniyah, në Najaf dhe në Nasiriyah, ku katër marinsa amerikanë njoftohen të humbur.

Ndërkaq, Minsitria e Mbrojtes e Britanisës ë Madhe tha se një ushtar britanik figuron i humbur dhe mendohet të ketë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pasi forcat e koalicionit hapën zjarr kundër tyre gabimisht.

Dje, trupat britanike hapën zjarr kundër forcave paraushtarake irakiane, që qëlluan me armë civilë, të cilët po largoheshin nga qyteti i rrethuar i Basra-s. Po ashtu dje, helikopterët amerikanë vunë në shënjestër forcat irakiane në jugperëndim të Bagdadit në një zonë ku mendohet se është dislokuar divizioni Medina i Gardës Republikane të Irakut. Dy helikopterët u përplasën gjatë uljes pas misionit, por nuk njoftohet të ketë patur plagosje serioze të ekuipazheve të tyre.

Në një zhvillim tjetër, tre komandantët më të lartë amerikanë në Irak, u takuan për të diskutuar strategjinë për t’iu kundërvënë divizioneve të Gardës Republikane përreth Bagdadit. Shefi i Shtabit të ushtrisë britanike, gjenerali Michael Jackson, tha se beteja me Gardën Republikane duket e afërt.//ic//

XS
SM
MD
LG