Lidhje

Misione bombardimi edhe në Irakun verior - 2003-03-28


Avionë të koalicionit bombarduan objektiva në afërsi të qytetin verior irakian të Mosulit, ndërkohë që forcat amerikane vazhdojnë të grumbullohen në Irakun verior në përgatitje të hapjes së një fronti tjetër kundër Sadam Huseinit. Aeroplanë amerikanë transporti vazhdojnë të dërgojnë furnizime për më shumë se një mijë parshutistët që u hodhën dje në Irakun verior.

Sekretari amerikani Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se një prani e fuqishme amerikane në Irakun verior do të ndihmojë për të mbrojtur fushat me rëndësi jetësore të naftës dhe për të ushtruar më shumë trysni ndaj forcave besnike të qeverisë së Bagdadit.//xh//

XS
SM
MD
LG