Lidhje

Gjendet trupi i ish presidentit të Sërbisë Ivan Stamboliç - 2003-03-28


Autoritetet serbe njoftuan se kanë gjetur trupin e ish presidentit të Sërbisë, Ivan Stamboliç, i cil u zhduk në Beograd para gati 3 vjetësh.

Ministri i Brendshëm, Dushan Mihajlloviç, u tha gazetarëve se zoti Stambolliç ishte vrarë pasi ishte rrëmbyer në Beograd në vitin 2000. Ai tha se katër anëtarë të njësive speciale të policisë jugosllave të sigurimit janë arrestuar lidhur me vdekjen e zotit Stambolliç.

Zoti Mihajlloviç e cilësoi vrasjen e ish përesidentit serb si atentat politik që kishte për synim ta eliminonte atë si rival të mundshëm të presidentit të atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviç në zgjedhjet presidenciale të shtatorit të vitit 2000.

Ministri i Brendshëm i bëri këto komente një ditë pasi policia serbe bëri të ditur se kishte vrarë dy të dyshuar kryesorë lidhur me vrasjen e kryeministrit Zoran Xhinxhiç.

//ze//

XS
SM
MD
LG