Lidhje

Garda Republikane e Irakut - 2003-03-28


Tre komandantët kryesorë amerikanë në Irak u takuan për të bashkërenduar strategjinë kundër divizioneve të Gardës Republikane të Saddam Husseinit të vendosur në afërsi të Bagdadit.

Gjenerali i këmbësorisë amerikane, William Wallace dhe gjenerali i Marinsave J.T. Conway u takuan me gjeneral-lejtnantin e Komandës Qendrore David McKiernan në një bazë në jug të Irakut.

Në takim u diskutua mbi mënyrat se si dhe kur do të veprohet kundër 6 divizioneve të gardës republikane të Saddam Huseinit të cilat kanë formuar një unazë mbrojtëse rreth Bagdadit. Këto divizione janë Medina dhe Hamurabi në perëndim, Bagdadi dhe al-Nida në lindje dhe Adnani dhe Nebuchanezzar në veri.

Në qendër të vemendjes për gjeneralin Uallas dhe për këmbësorinë amerikane në terren është divizioni Medina. Para disa ditësh, kryeministri Toni Bler tha se konfrontimi i pashmnagshëm me divizionin Medina do të jetë një çast kritik në luftën e koalicionit kundër Sadam Huseinit dhe qeverisë së tij.

Oficeri i Korpusit të Pestë të Këmbësorisë amerikane, Koloneli Stivën Hiks, shpjegon se përse ka kaq shumë rëndësi mposhtja e divizionit Medina të gardës republikane.

“Medina është divizioni që ai ka stërvitur më shumë dhe ku ka investuar më shumë. Ky është një divizion tankesh, pra Medina ka shumë tanke, prandaj duket se Sadam Huseini do ta dislokojë atë në pikat më të mundshme të hyrjes në Bagdad, thotë koloneli Hicks.

Në rast se divizioni Medina rrethohet në kushtet e shkretëtirës së hapur, ai nuk mund t’u qendrojë dot armatimeve amerikane. Tanket e tyre të prodhimit sovjetik kanë rreze më të vogël qitjeje se sa tanket amerikane M-A Abrahams dhe artileria. Gjithashtu ata mund të asgjësohen lehtë nga helikopterët Apache dhe nga avionët A-10, të cilët mbulojnë nga afër trupat amerikane në terren.

Mirëpo këta avionë që fluturojnë ulët janë të ekspozuar ndaj artilerisë kundërajrore irakiane. Të dielën për shembull, një helikopter Apache u rrëzua në jug të Irakut dhe dy pilotët e tij u kapën rob. Helikopteri kishte për mision asgjësimin e sa më shumë tankeve, topave dhe trupave të divizionit Medina, para se këmbësoria amerikane të hynte në luftime të drejtpërdrejta me këtë divizion.

Komandantët ushtarakë amerikanë janë gjithashtu të shqetësuar se në disa zona, divizioni Media i Gardës Republikane mund të përhapet nëpër qendrat e banuara, duke rrezikuar jetën e civilëve dhe duke shtuar mundësinë e viktimave midis amerikanëve gjatë luftimeve shtëpi më shtëpi.

Më shqetësuesja, thonë gjeneralët, është se Medina dhe divizione të tjera të gardës republikane mund të përdorin armë kimike për t’u vetmbrojtur. Iraku e mohon se ka armë të tilla. Por forcat e koalicionit mendojnë se garda Republikane është e pajisur mirë me agjentë kimikë si gazi mustard apo gazi nervor VX.

Mundësia e përdorimit të armëve kimike i shton rreziqet për trupat amerikane në fazën tjetër të operacioneve për përmbysjen e Saddam Husseinit. Por komandantët ushtarakë amerikanë thonë se pavarësisht nga vështirësitë që duhen kapërcyer, ata do ta arrijnë objektivin dhe do të hyjnë në Bagdad.

XS
SM
MD
LG