Lidhje

Gruaja e Millosheviçit shkon në Rusi ndoshta për t’iu shmangur hetimeve - 2003-03-29


Serbia njoftoi se bashkëshortja e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ka ikur në Rusi, ndoshta për t’u shpëtuar hetimeve lidhur me vrasjen e ish-presidentit të Serbisë.

Ministria e brendshme e Serbisë njoftoi të shtunën se Mira Markoviç u largua nga vendi muajin e kaluar dhe aktualisht ndodhet në Rusi. Zyrtarët thonë se duan ta marrin në pyetje zonjën Markoviç në lidhje me vrasjen e Ivan Stamboliçit.

Trupi i zotit Stamboliç u gjet këtë javë në një varr në Serbinë veriore.

Ish-presidenti serb u zhduk në Beograd në gusht të vitit 2000, vetëm disa javë para se të konkuronte në zgjedhjet presidenciale kundër zotit Millosheviç.

Zyrtarët thanë se kanë gjithashtu në plan të marrin në pyetje zotin Millosheviç, i cili po gjykohet në Hagë nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës. //kk//

XS
SM
MD
LG