Lidhje

Luftëtarët kurdë konsolidojnë pozicionet pranë Kirkukut - 2003-03-29


Luftëtarët kurdë të Irakut konsoliduan të shtunën pozicionet e tyre pranë qytetit strategjik verior Kirkuk, ndërsa avionët e koalicionit vunë në shënjestër trupat irakiane në atë zonë.

Njoftime nga rajoni bëjnë të ditur se trupat irakiane janë tërhequr drejt Kirkukut për të dytën ditë me radhë. Luftëtarët kurdë thuhet se kanë zënë pozicione rreth tetë kilometra larg Kirkukut, një qytet që është thelbësor për industrinë e naftës së Irakut verior.

Avionët e koalicionit bombarduan të shtunën pozicione të ushtrisë irakiane në veri, përfshirë objektiva në qytetin e Mosulit. Forcat amerikane në rajon kanë forcuar pozicionet e tyre në zonat e kontrolluara nga kurdët për të hapur një front të dytë lufte.//kk//

XS
SM
MD
LG