Lidhje

Dy gazetarë të gazetës Newsday figurojnë të humbur - 2003-03-31


Gazeta Newsday që del në Nju Jork thotë se dy prej gazetarëve të saj që figurojnë të humbur që nga e hena e javës së kaluar po mbahen nga autoritetet irakiane.

Redaktori i Newsday-t Anthony Marro tha se gazeta nuk ka patur asnjë kontakt me korrespondentin Matt McAllestar dhe fotoreporterin Moises Saman. Ai u kërkoi autoriteteve irakiane të bëjnë të ditur vend-ndodhjen e tyre dhe të marrin masa që ata të largohen nga Iraku. Autoritetet irakiane nuk kane dhene asnje informacion për fatin e dy gazetarëve të Newsday-t ose për tre gazetarët e tjerë perëndimorë që u zhdukën nga një hotel i Bagdat gjatë një operacioni të forcave irakiane të sigurimit.

Korrespondenti Matthew McAllester, mund të jetë një emër i njohur për shqiptarët. Ai ishte një prej korrespondentëve perëndimorë që mbuloi luftën në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës ai shkroi një libër për të: “Përtej Bjeshkëve të Namuna - Lufta Brenda Kosovës”.

Nga gazetarët e tjerë që ndodhen në Irak, 7 gazetarë italianë që u ndaluan nga disa persona të armatosur pranë qytetit të Basrës të premten, përfunduan në duart e autoriteteve në Bagdat. Një përfaqësues i shoqatës së gazetarëve italianë dhe të 7 ndodhen tani në një hotel në Bagdat.

XS
SM
MD
LG