Lidhje

Siria shpreh mbështetje për Irakun - 2003-03-31


Siria shprehu mbështetje për Irakun pas paralajmërimit që Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, i bëri Damaskut për të ndaluar ndihmën për udhëheqjen irakiane dhe terrorizmin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme siriane tha sot se Siria ka vendosur të marrë anën e popullit irakian kundër atij që ai e cilësoi si ndërhyrje të paligjshme dhe të pajustifikueshme.

Të djelën, Sekretari Pauëll tha se Siria ndodhet para një dileme të rëndësishme, nëse të vazhdojë ndihmën e drejtpërdrejtë për terrorizmin dhe për regjimin e Sadam Huseinit që i ka ditët e numëruara, apo të zgjedhë një kurs më shpresëdhënës. Zoti Pauëll tha se sidoqoftë, Siria duhet të mbajë përgjegjësinë për pasojat. Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi para grupit lobist pro izraelit, Komisioni Amerikano Izraelit për Çështje Publike.

Të premten, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, akuzoi Sirinë se po lejonte vërshimin e materialeve të luftës në Irak, zhvillim të cilin ai e cilësoi si veprim armiqësor.

XS
SM
MD
LG