Lidhje

Pezullohet stërvitja e disidentëve irakianë - 2003-04-01


Ushtria amerikane pezulloi një program në Hungari për stërvitjen e disidentëve irakianë që do të dërgoheshin në Irak me misione joluftarake.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, majori Robert Stern, tha se stërvitja e tyre në bazën Tazar në pjesën jugore të Hungarisë po pezullohet për shkak se tani ushtria po përqendrohet në dislokimin e vullnetarëve të stërvitur. Ai tha se tashmë një grup vullnetarësh po ndihmon në dërgimin e ndihmës humanitare përmes portit Um Kasër në Irakun jugor.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë nuk thanë se sa vullnetarë janë stërvitur në bazën ushtarake hungareze. Sipas, mjeteve hungareze të informimit, të paktën 80 veta e kanë përfunduar programin stërvitor. Qeveria hungareze kishte dhënë leje për stërvitjen e 3 mijë mërgimtarëve irakianë në bazën Taszar.

//rd//

XS
SM
MD
LG