Lidhje

Kalendari Historik 3 prill - 2003-04-02


Më 3 prill të vitit 1860, në Saint Joseph të shtetit Missuri një djalë i ri i hipi kalit dhe u nis drejt perëndimit, duke filluar kështu shërbimin ekspres postar, të quajtur Pony Express. Idea e tij ishte të mbushte boshllëkun në shërbimin telegrafik në një hapësirë prej tri mijë kilometrash deri në Kaliforni. Kjo i përngjante një gare stafetash. Çdo kalorës ngiste me shpejtësi kalin në një distancë nga 16 në 24 kilometra dhe pastaj i hipte një kali tjetër. Çdo kalorës duhej të përshkonte çdo ditë një rrugë prej 100 deri në 120 kilometrash për t’i dorëzuar postën një kalorësi tjetër. Historianët e quajnë Poni Ekspress-in një nga kapitujt më interesantë të historisë së perëndimit amerikan dhe një nga bisneset më mbresëlënës të trasportit në këtë rajon.

Më 3 prill 1948, Presidenti Harry Truman nënshkroi aktin për të ndihmuar vendet e huaja, që Kongresi e kishte miratuar një ditë më parë. Sekretari i Shtetit, George Marshall kishte propozuar një program prej gjashtë miliardë dollarësh për të ndihmuar aleatët që të rimëkëmbeshin nga pasojat e Luftës së Dytë Botërore. Indirekt, ky plan synonte të parandalonte përhapjen e komunizmit pas luftës në vendet që kishin vështirësi ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga lufta. Presidenti Truman tha se Akti për të ndihmuar vendet e huaja ishte përgjigja e Amerikës ndaj sfidave që kishte përballë bota e lirë. Aspekti ekonomik që mbulonte ky akt ishte pikërisht Plani Marshall, në bazë të të cilit vendeve aleate evropiane u jepeshin pesë miliardë e 300 milionë dollarë ndihma për rindërtimin. //ad//

XS
SM
MD
LG