Lidhje

Shkodër:Vazhdon operacioni antitrafik - 2003-04-03


Prej tre ditësh,forcat e policisë në qarqet veriore të Shqipërisë janë përfshirë në një operacion të gjërë për të frenuar trafiqet e jashtëligjshme, që vazhdojnë të zhvillohën përmes kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi dhe me Kosovën.

Forcat e policisë po kontrollojnë një numër të madh hotelesh në zonën turistike të Velipojës,vetëm 3-4 kilometër në afërsi të kufirit ujor me Malin e Zi, si dhe gjithë zonën kufitare të Liqenit të Shkodrës. Deri tani,policia vendore ka arrestuar një shtetase bullgare,të futur ilegalisht në teritorin e Shqipërisë si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një hoteli në Velipojë. Gjithashtu,sipas zëdhensës së Drejtorisë së policisë së Qarkut të Shkodrës,Laura Totraku,forcat e policisë kufitare të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe kapen sot në mëngjes një mjet tjetër lundrues,duke e quar në tre numrin e mjëteve lundruese të kapura gjatë dy ditëvë të fundit.

Në zonën ë Sheganit,në breg të Liqenit të Shkodrës,janë gjetur dhe bllokuar tre mjete lundruese metalike me tonazh 15 ton secili,të cilët përdoreshin për transport të mallrave kontrabandë. Policia aktualisht është dukë punuar për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të këtyrë mjetëvë lundruese.

Ndërkohë,njoftohet se edhe policia e qarkut verilindor të Kukësit ka përforcuar masat e kontrollit në tre pikëkalimet kufitare më Kosovën,në përpjekje për të parandaluar trafikun e autoveturave të vjedhura.Ky trafik vazhdon prej më shumë se dy vitësh, jo vetëm për shkak të kontrollit të pakët në zonën kufitarë mss Shqiperisë dhë Kosovës, por në mjaft rastëe edhe të bashkëpunimit të policisë vendore me rrjetet e trafikut.

Më shumë së 30 automjete të vjedhura në Kosovë,përfshirë edhe automjete të UNMIKU-t,janë kapur nga forcat e policisë së Kukësit,Hasit dhe Tropojës. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë të UNMIKU-t po verifikon dokumentacionin e tyre,ndërkohë që një pjësë e automjëteve janë rikthyer në Kosovë. Ndërkohë,mëgjith përpjëkjet që po bënë policia,opëracionë të tilla,të zhvilluara edhe më para kundër trafiqevë të jashtëligjshme,shikohen nga opinioni vendas si jo fort të efektshëm për shkak të mungesës së vazhdimësisë. Në më të shumtën e rasteve,trafikantët arrijnë t’i fshihen policisë, për të rifilluar veprimtarinë e tyrë pas përfundimit të opëracionit policor. Kufiri i Shqipërisë me Malin e Zi vazhdon të cilësohet në raportin e Departamëntit Amërikan të Shtetit si një rrugëkalim, që shfrytëzohet nga rrjetët e trafikut të qënjevë njerëzore.

XS
SM
MD
LG