Lidhje

Powell takohet me udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe të Natos - 2003-04-03


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, po zhvillon një seri takimesh në Bruksel me udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe të Natos mbi të ardhmen e Irakut të pas luftës. Sekretari Powell ka në plan të takohet sot veças me ministrat e Jashtëm të Francës, Rusisë dhe Gjermanisë, vende të cilat kanë kundërshtuar luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ai ka në plan të takohet edhe me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Natos dhe të Bashkimit Evropian. Zoti Powell ka thënë se kërkon të dëgjojë pikëpamjet e udhëheqësve të Natos dhe të Bashkimit Evropian mbi atë që ai e cilësoi si rol të përshtatshëm të Kombeve të Bashkuara në Irak.//xh//

XS
SM
MD
LG